‘Krimet mjedisore në sy të policëve’/ Rama kritika efektivëve: Me ç’merreni kur kalojnë kamiona me dru, do hiqen patrullat e do vendosen kamera inteligjente

Kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar gjatë fjalës së tij ditën e sotme se është e patolerueshme qe të ndodhin kaq shumë krime mjedisore në sy të policisë.

Gjatë fjalës së tij nga aktiviteti ku po prezantohet buxheti për vitin 2022 për Ministrinë e Brendshme, kreu i qeverisë tha se policia duhet të merret me zonat urbane siç ishte rasti kur në plazhin e Vlorës dhe në pyllin e Sodës ishin derdhur kamionë me zhavorë. Po ashtu ai tha se plani është që të hiqen patrullat e policisë nga rruga.

Një tjetër gjë që ai theksoi ishte në lidhje me prerjen e pemëve ku kamionë të tërë ngarkohen me dru e lëvizin hapur nëpër qytete. Rama nuk la pa përmendur gjithashtu edhe incidentin me gazetaren që e cilësoi si një gjest të pa tolerueshëm.

Ndër të tjera si prioritet të tretë të qeverisë së tij kryeministri ka theksuar rritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve si prioritetin tjetër të qeverisë ku ka thënë se do të hiqen patrullat në rrugë e do të vendosen kamera inteligjente të cilat janë të pagabueshme.

Fjala e Ramës:

“Ndihet ende mungesa aty ku ka krim, është e domosdoshme që të vendosen më shumë forca, për të arritur të njëjtat rezultete si me pjesën tjetër. Prioritet i dytë, jo më pak i rëndësishëm, është ngritja në një nivel sigurie më të lartë e gjithë qarkullimit rrugor të Republikës. Paralelisht me këtë vendosja e një kontrolli absolut mbi territor, jo vetëm në aspektin e veprimtarisë kriminale apo me shkelje të ligjit që kanë të bëjnë me personin, por me veprimtari që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Është e patoleshurshme që po ndodhin para syve të policisë së shtetit krime në mjedis. Është e patolerueshme që efikasiteti më i lartë të jetë në formën e gjobave për njerëzit në fushata të thellë që hedhin në havdhi dhe të mos jetë për ata që mbushin detin me zhavorr apo hedhin beton në plazh. Prioritet tjetër është rritja e mëtejshme të standardeve ndaj qytetarëve. Besoj se kemi ndërtuar në kushte jo të lehta, për shkak të shtrëngimeve që të mbrojmë familjarët nga fortuna e çmimit të energjisë.

Sot jemi në fazën kur me një financim të siguruar nga ministria e Energjisë, është ndërtuar qendra e kontrollit kombëtar të rrugëve në Republikën e Shqipërisë. Në një proces që vazhdon po punohet për fillimin e investimit dhe vendosjen e kamerave inteligjente, ku do të heqë përfundimisht nga rruga patrullat, në akse kombëtare. Ata bëjnë kontrolle sipas rastit. Do ta vendos policinë në funksion të reagimit, bazuar mbi faktet. Ku do të jetë një kapërcim i madh për mirëqeverisjen e territorit. Do të jetë kapërcim i madh edhe për zhdukjen përfundimtare të ngjarjeve kriminale. Janë më pak seç ishin, janë prezente për fat të keq. Nuk bën lajm kur drejtuesi i mjetit i thotë një fjalë të keqe policit, por kur një polic i bën gjestin e ulët një gazetareje. Është e patolerushme që traktorët të shiten në autostradë. Është e vështirë kulturalisht që të kthehemi nga kjo anë. Janë disa vite tanimë që merret Policia me këto çështje. Është koha për t’i dhënë fund mbylljes së syve kur kalojnë kamiona me drurë të prerë, kur Shqipëria është në moratorium.

Prioritet tjetër është rritja e standarteve në funksion të qytetarëve, në funksion të tyre ne kemi hartuar një buxhet dhe për shkak të ngushtimeve nga kushtet që jemi, është një buxhet që do të rrisë mundësitë për ministrinë e brendshme dhe policinë e shtetit për të investuar më tutje dhe motivuar trupat. Do të bëhet diferenca mes punonjësve të policisë që punojnë afër shtëpisë dhe atyre që janë larg familjes. Është vetëm fillimi dhe me një ndërhyrje të parë, për gjithë mandatit për çdo vit ne do të bëjmë një diferencim, duke rritur bonuset për ato që jkontribojnë për atdheun jashtë vendbanimit.

Kamerat inteligjente në akset kombëtare dhe makinat e inteligjencës do të sigurojnë një siguri më të madhe në rrugë

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *