Greqia nuk njeh certifikatat anti-Covid të Shqipërisë/ Ngrihen debate, Pampuri: Realiteti krejt tjetër nga sa themi

Greqia nuk njeh certifikatat e vaksinimit të shqiptarëve, madje edhe të vaksinave Pfizer e Astra Zeneca. Situata e shkaktuar nga certifikatat false të vaksinave si Pfizer e Moderna është tepër dramatike, sidomos në Selanik e  Greqinë Veriore, ku muajin e fundit rastet e evidentuara janë me qindra.

Sistemi grek njeh automatikisht certifikatat e vaksinimit të vendeve të BE-së, por nuk ekziston askund një sistem i tillë i përsosur për identifikimin e çdo certifikate, nga vendet e ndryshme të botës. Me sa duket në sistemin e BE-së ku përfshihen edhe 16 vende jo-anëtare, nuk janë përfshirë vendet ballkanike, mes tyre edhe Shqipëria.

Kjo ngjarje është kometuar edhe ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë. Deputetja e PD, Oriola Pampuri ngriti shqetësimin e probelemeve që po hasin qytetarët shqiptarë me certifikatën e vaksinimit. Në përgjigje ministrja Manastirliu mohoi të ketë ndryshim sa i përket shtetit fqinj në këtë drejtim.

Pampuri: Tani që flasim më kanë shkruar shumë qytetarë, për atë që ne e kemi ngritur shumë si problem, atë të vaksinave. Greqia nuk e njeh certifikatën e vaksinimit sikurse ju e trumbetuat me të madhe. Tani në këto momente, shumë shtetas kanë probleme me vaksinat Pfizer dhe Astrazeneca se vaksina kineze nuk njihet fare. Ndaj ti japim zgjidhje se është kollaj të themi gjëra të bukura po realiteti është krejt tjetër nga sa themi

Manastirliu: Për çështjen ambasadorja jonë në Greqi konfirmon se lajmi është i pavërtetë. Nuk ka asnjë ndryshim për Shqipërinë.

Vokshi: Është ngritur një shqetësim, mund të intereresoheni edhe me ministrinë e brendshme, që mos ketë asnjë pengesë.

Vasili: Një gjë është zyrtare, Greqia ka marrëdhënie të dyfishtë, Italia e ka të prerë, të bëjë dozën shtesë me pfizer. Është një problem për t’u përballur. E kam bërë publik këtë urdhër e s’kam parë asnjë reagim.

Manastirliu: I jemi përgjigjur disa akuzave për vaksina të pacerfitikuara. Të gjitha vaksinat në Shqipëri janë të certifikuara, asnjë këtu nuk është ekspert për të verifikuar efikasitetin e vaksinave.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *