I rrethuar vetëm nga femrat, aktori u ‘tmerrua’ nga mendimi se mund të kishte një djalë: Kur Blake ishte shtatzënë…

Aktori i njohur i Hollivudit, Ryan Reynolds është martuar me kolegen e tij Blake Lively. Ata kanë tre vajza – James gjashtë vjeç, Inez pesë vjeç dhe Betty dy vjeç.

Aktori ka pranuar se është përballur me një frikë të madhe kur ka menduar se mund të ketë një djalë. Ai gjithashtu nuk ndjehej mirë kur gruaja e tij mbeti shtatzënë për herë të fundit.

“Herën e fundit kur zbuluam se Blake po priste një fëmijë, unë u tmerrova. Kisha frikë se do të bëhej djalë këtë herë. Nuk dija çfarë të bëja apo si të sillesha. Rreth meje ka vetëm vajza. Unë i adhuroj ata,” tha Reynolds.

Ryan dhe Blake konsiderohen si një nga çiftet më të qëndrueshëm në Hollivud. Ata janë njohur në vitin 2010 gjatë xhirimeve të filmit “Green Lantern”. Aktorët u martuan dy vite më vonë. Reynolds njoftoi se do të bënte një pushim të shkurtër në karrierën e tij për t’iu përkushtuar familjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *