Kryeministri holandez Mark Rutte do të vizitojë vendin tonë nesër. Ai do të takohet me kryeministrin Rama në kuadër të një turi vizitash që Rutte do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor.
Kjo vizitë do të ketë në fokus integrimin e Shqipërisë. Pas takimit me Ramën, Rutte dhe kryeministri shqiptar do të flasin në një konferencë për mediat.
Edhe më herët Edi Rama ka paralajmëruar vizitën e Mark Ruttes në Tiranë.
Kujtojmë se për herë të parë në Qershor 2021 Holanda vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE, si dhe përparimin me reformat.
Lidhur me këtë vizitë edhe kryeministri Edi Rama disa javë më parë bërë një reagim duke njoftuar datën e takimit.
Axhenda:
11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes (Blv “Deshmoret e Kombit”, hyrja kryesore e Kryeministrisë) (Sinjalin me frekuenca satelitore, Facebook dhe YouTube)
11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte
11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri
12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte (vendi: Salla kryesore COD)(Sinjalin me frekuenca satelitore, Facebook dhe YouTube)
14.00 – Vizitë në ambjentet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie (Sinjalin në Facebook dhe YouTube)
/Priza.al/