Foto+Video/ Gjysmë i zhveshur dhe me thikë në dorë, dalin pamjet e ekzekutimit të sulmuesit në Norvegji

Një burrë i armatosur sot ka sulmuar kalimtarët e rastit rrugëve të Oslos, para se ta mbyste policia, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë. Mediat e huaja publikuan pamjet ku duket sulmuesi, i cili ishte i zhveshur nga beli e sipër mbante në dorë një thikë dhe sulmon edhe efektivët.

Siç raporton AP, policia ka konfirmuar se ka “më shumë se një” viktimë, duke mos dhënë informacione më të detajuara për gjendjen e tyre.

Sulmuesi ka sulmuar edhe policët brenda automjetit duke ua hapur derën, te cilët po tentonin ta ndalonin, ka njoftuar zëdhënësi i policisë Torgeir Brenden. Ai shtoi se mbi burrin janë “shkrepur disa plumba”, duke mos precizuar nëse policët në veturë kishin hapur zjarr.

Brenden theksoi se kryesi i kësaj vepre është dërguar me urgjencën në spitalin më të afërt, ku edhe humbi jetën.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *