Rruga Elbasan- Qafë Thanë do të zgjerohet, Balluku: Do të shtohet edhe një korsi…

Njihet si pjesë e “Korridorit 8”, që parimisht duhet të lidhte Italinë me Portin e Stambollit dhe me Lindjen e Mesme, por në fakt rruga Durrës- Elbasandhe më shumë ajo Elbasan- Qafë Thanë, janë ndër akset më problematike në vend.

Nga Rrogozhina deri në Elbasani dhe më pas nga ky i fundit deri në Qafë të Thanës, rruga që duhet të ishte një autostradë me parametra europiane, është në fakt një superstradë e mbushur gjithë njolla të zeza aksidentesh dhe që prishet çdo dimër.

Por më në fund duket se është menduar që edhe kësaj rruge problematike, do t’i shtohet edhe një korsi duke e zgjeruar atë.

Lajmi është bërë i ditur sot nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjatë një raportimi më herët në komisionin e Ekonomisë.

Balluku u shpreh se, zgjerimi i rrugës do të nis brenda vitit 2022.

“Ne kemi një projekt për rrugë shpejtësie, Elbasan-Pogradec-Qafë Plloçë, problemi është kjo rrugë do të kërkonte më shumë se 5 vite. Për këtë arsye është vendosur që në çdo rast, rruga alternative për një rrugë kombëtare për të ardhmen është e domosdoshme.

Ajo rrugë nuk mund të qëndroj më në ato parametra sepse është rrugë e rëndësishme dhe brenda vitit 2022, do të nis zgjerimi i kësaj rruge.

Projekti po përfundon ka pasur një studim fizibiliteti. Zgjerim segmenti deri në Qafë Thanë, si në Qafë Thanë që ka zgjerim 2 korsi + 1 shtesë”,- tha ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Rruga Elbasan-Qafë Thanë do të zgjerohet edhe me një korsi - Shqiptarja.com

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *