Berisha nga Pogradeci: Nesër do të dorëzoj 4200 firma të Kuvendit Kombëtar

Gjatë “Foltores” sot në qytetin e Pogradecit Berisha tha se nesër do të dorëzoj 4200 firma në Kuvendin Kombëtar.

Kam një lajm të keq për peng kryetarin. Nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit Kombëtar. I them kryetarit pa parti përkulu para firmave të anëtarëve të PD se 4200 kanë firmosur. Do të vijnë në atë Kuvend 10 mijë të tjerë do të jetë festa më e madhe e PD në historinë e saj, do të jetë triumfi i saj, do të jetë rikthimi i saj i plotë dhe i sigurt në fitoren ndaj narko-shtetit“, – tha Berisha.

Ish-kryeministri pranoi edhe problemin e shpalljes ‘non grata’.

Nuk mohoj problemin me 19 maj kur u shpalla non grata, por unë deklarova se pas saj fshihet George Soros i cili është një armik i egër dhe kundër interesave shqiptare. Kjo është një beteje personale jo e partisë u drejtova në Gjykatës“, -tha Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *