Policia greke shkatërron bandën e huliganëve, drejtohej nga një 17-vjeçar shqiptar

Policia greke ka shkatërruar ‘Familjen e Huliganëve Kolonos’, e cila dyshohet se është përgjegjëse për sulmin dhe plagosjen e rëndë të studentes 17-vjeçare më 25 tetor.

Tre të mitur, një 15-vjeçar rumun , një 17-vjeçar shqiptar dhe një 16-vjeçar grek, u arrestuan si pjesë e një operacioni të koordinuar nga ana e punonjësve të policisë të akuzuar si anëtarë të një bande të miturish.

Gjithashtu thuhet se janë identifikuar dhe katër anëtarë të tjerë të bandës. Ndaj tyre është ngritur kallëzim penal si vrasje e mbetur në tentativë, tentativë për plagosje të rëndë, armë mbatje pa leje.

Mediat greke raportojnë se të pandehurit e mitur kishin krijuar një bandë. Ata kishin një emër specifik dhe një strukturë specifike, në krye të së cilës, si drejtues dhe organizator i sulmeve, ishte 17-vjeçari shqiptar.

Ky grup kriminal vepronte kryesisht në qendër të Athinës dhe më konkretisht në zonat e Agios Panteleimon, Sepolia dhe Kolonos. Çdo sulm kishte për qëllim marrjen e sendeve personale, si dhe shfaqjen e forcës dhe epërsisë duke shkaktuar lëndime trupore.

Përmes bisedës në grup në një faqe në rrjetet sociale organizoheshin sulmet dhe përcaktoheshin lëvizjet e secilit anëtar. Sulmet e tyre bazoheshin gjithmonë në epërsinë e tyre numerike, për të siguruar rezultatin e tyre, ndërsa mbanin me vete një sërë sendesh të mprehta, gjë që e bënte veprimin e tyre jashtëzakonisht të rrezikshëm.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *