Sfida e re e PD / A janë gati demokratët për zgjedhjet në gjashtë bashki?

Zgjedhjet e parakohshme lokale në 6 Bashki do të ishin një sfidë e fortë për Lulzim Bashën. Një humbje e re në bilancin elektoral të kryedemokratit , do ishte një ndihmë per kundërshtarët e tij në betejën për drejtimin e partisë.

Por, në analizën politike të Robert Rakipllarit këto zgjedhje nuk janë test Bashën.

ROBERT RAKIPLLARI:Nuk mendoj që palët e përfshira në konflikt qoftë Berisha, Basha Meta mund ta përdorin për teste politike zgjedhje të pjesshme lokale të cilat në përgjithësi në Shqipëri nuk kanë qenë asnjëherë test, pasi nuk ka një angazhim politik dhe qytetar që palët të ndeshen.

Ndryshe mendon Enton Abilekaj. Sipas tij, Ilir Meta që nuk e ka fshehur dobësinë për Sali Berishën nuk do ngurojë t’i japë një dore ish liderit historik të së djathtës, i cili mund të provojë forcën e tij në elektorat para kohe me kandidat të pavarur.

ENTON ABILEKAJ: Në Shkodër përshembull që është bastion demokrat mbledhja e firmave për një kandidat të pavarur është një formalitet. Ne e dimë mirë që sot PD nuk është gati për zgjedhje. Meta e ka shprehur preferencën e tij per zotin Berisha dhe nëse Berisha do të fusë kandidat pa pasur vulen e partisë, Meta më shumë do konsultohet më shumë me Berishën sesa me Bashën.

Avokat Ngjela nuk beson se zgjedhjet e parakohshme lokale në 6 Bashki mund të trondisin pozitat e Bashës si kryetar.

SPARTAK NGJELA: Saliu do ta përdori por është shumë larg pushteti lokal për të dhënë dorëheqjen nga funksioni politik. Socialistët nëse janë njerëz me arsye të fortë politike nuk duhet të hyjnë në zgjedhje, por t’ia lënë atyre që të balancohet pushteti lokal.

Topi është në fushën e Ilir Metës i cili po pret zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shpallur një datë zgjedhjesh të parakohshme, ku sipas parashikimeve në Kodin Zgjedhor tëdielat e dhjetorit janë ato më të afërta, muaj në të cilin Lulzim Basha ka përballjen finale me foltoren e Sali Berishës./TopChannel

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *