Ish-vokalisti i Kthjellu dhe këngëtari Mentor Haziri ka reaguar keq ndaj organizuesve të festivalit të RTSH-së që ka nisur përgatitjet për mbajtjen e tij për herë të 60-të këtë vit.
Me anë të një postimi në Facebook, Haziri tha se është një turp që kënga e tij e orkestruar nga profesionistë të muzikës nga Irlanda dhe e shkruar nga ai nuk u pranua në konkurim pa asnjë arsye të vetme. Haziri shton se sipas tij ky është një festival i ndyrë në korrupsion ku kënga shitet dhe pazaret bëhen në korridore shumë kohë para se të dalin në televizion. Një gjë tjetër që nuk shkon sipas Hazirit është fakti që aty mungpjnë këngëtarët nga Kosova pasi ata bëjnë vërtetë diferencën dhe i konkurojnë.
Reagimi i plotë:
Deklarate lidhur me Festivalin e RTSH së!
Kenga ime e re e shkruar nga une dhe e orkestruar nga profesioniste te muzikes nga Irlanda nuk pranua ne FEST RTSH pa dhene asnje arsye te vetme ! Ne te kaluaren ma kane thene qe eshte festival i ndyte e i zhytun ne korrupsion ku kenga shitet me pazare neper koridore shume kohe para – kurre skam besu sepse jam rrit duke pa ate Festival me kengetare te vjeter e ikona te asaj kohe. Sot fatkeqesisht e vertetova kete te keqe dhe poashtu vertetova se ai Festival si don shqiptaret nga Kosova aty sepse bejne konkurencen.
Asnje nga Kosova nuk eshte konkurent atyy kete vit, po bash ketu dua te nderlidhem. Nje gje dua te potencoj qe Kosovarja Rona Nishliu ja u zbardhi fytyren ne Eurovizion dhe sot performanca dhe kanga e saj KOSOVARE degjohet ende neper bote dhe eshte kange historike e Eurovizionit. Marre ju qofte juve – Komisioni i turpit Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Cafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni – qe u frikesuat aq shume nga nje shqiptar i Kosoves sa qe nuk ja dhatë mundesine as te garoj me te theret sepse jeni mesuar me festivale orgjish playbacku gje qe fatkeqesisht une se bej dot por kendoj live, dhe mos harroni shume shpejt ne Kosove bahet Festivali i cili perfaqeson Kosoven ne Eurosong. Dhe ju do humbni shume nga artistet kosovare te cilet qe nga viti 2000 sollen Pop-in Rock-un Hip Hopin Jazz in e Funk un ne muziken e Shqiperise. Kjo kange do vije se shpejti me videoklip dhe e shihni arsyen pse keta nuk e pranuan sepse frikesohen nga e mira nga origjinalja nga muzika e vertete prandaj. Turp amatera. Kam filluar te besoj ne kombin kosovar.
/Priza.al/