“Ti më ke nxjerrë”, Arditi shkon në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ dhe përballet me Fifin

Arditi u eleminua nga ‘Big Brother VIP’ tq premten e kaluar, pasi ishte në nominim me Donaldin.

Fifi, si e preferuara e publikut, kishte të drejtën të ndërronte një nga djemtë mes Granitit dhe Donaldit, kur dolën në nominim, dhe ajo ndërroi Granitin me Arditin.

Arditi, në një intervistë për “Shqipëria live” shprehu zhgënjimin për Fifin, që e konsideronte shoqe, madje e konsideroi të pafytyrë. Sot, ai hyri në shtëpi, për pak minuta, për t’u sqaruar me miken e tij.

Në fillim, këngëtarja tha se nuk donte ta takonte, por më pasi doli jashtë për të folur me të.

Fifi: Nuk e kam shok të ngushtë, i kam bërë një dy këngë, njërën falas, tjetrën me gjysmë çmim. Nuk dua ta takoj…

Banorët e bindën konkurrenten të shkojë në oborr…
Arditi: Fifi…

Fifi: Mos ma thuaj emrin, se jam e paftyrë, siç ke thënë ti
Arditi: Arsyeja që kam ardhur këtu është se kam dalë nga shtëpia me një peng. Nuk më sqarove mua në asnjë moment, pse nuk mendove për shokun tënd. Do ta bëja përballë, siç kemi sqaruar çdo gjë përballë. Të kam ndenjur përballë. Kërkova nga ti dhe prisja është që minimalisht të vije të më sqarove, siç sqarove Granitin dhe Donaldin.

Fifi: Miqësia jonë, nga ana ime ka qenë shumë korrekte. Asnjëherë nuk të kam nominuar, edhe kur të gjithë kanë folur keq për ty, unë kam thënë mos flisni ashtu. I vetmi gabim ishte se nuk e mendova shumë, thjesht nuk doja të ikte Graniti.

Arditi: Mendon se miqësia jonë këtu ka qenë për interes?

Fifi: Po më vjen keq që ke ardhur ta sqarosh kështu. Unë nuk kam dalë nga fjalët e mia. Mos na e bëj kështu muhabetin.

Arditi: Ti e ke ndryshuar versionin disa herë…

Fifi: Unë me logjikën time, me ato dy pare mend që kam, po të të nxirrja me Sarën, që e kisha nominuar, e dija që nuk do të dilte, se ajo sa ka hyrë.

Arditi: Ti më ke nxjerrë kështu si e bëre.

Fifi: Të betohem që nuk e kam bërë qëllimisht, sa kam dalë nga aty, thashë e nxorra Arditin dhe u bëra shumë.

Arditi: Erdha për t’u sqaruar ku qëndrojmë ne…

Fifi i kërkon Arbanës nëse mund të ndërrohet me Arditin dhe të dalë ajo jashtë, por kjo është e papranueshme për Vëllain e Madh.

Më tej i kërkon falje duke qarë Arditit, ndërsa ai i thotë të hyjë në shtëpi dhe të vazhdojë lojën e saj dhe se e ka falur.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *