Mëngjesi nis me përgjakje rrugësh! Aksident në Durrës, humb jetën 23-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 05.00 të mëngjesit në Durrës, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas 23-vjeçar dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Romanat, në atë që njihet si rruga e dytë për në Tiranë, ku mjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E.K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri me iniciale G.H., 23 vjeç, dhe drejtuesi i mjetit është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i policisë:

Me datë 10.11.2021, rreth orës 05:00, në aksin rrugorë Plepa-Romanat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi G. H., 23 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *