Kujtuat se u zhduk pa lënë gjurmë? Ja çfarë posti të rëndësishëm i ka dhënë kryeministri Rama ish-krye policit Ardi Veliu

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, që drejtohet nga Belinda Balluku.

Veliu vetëm pak kohë më parë u dorëhoq nga drejtimi i Policisë së Shtetit, ku përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi argumentonte vendimin e tij.

Tashmë ai ka marrë këtë detyrë të rëndësishme duke u bërë pjesë e kabinetit qeveritar ‘Rama’.

Veliu ka qenë shumë i kritikuar gjatë mandatit të tij në krye të policisë së shtetit dhe në prag të përfundimit të afatit 100 ditor që kryeministri Edi Rama dha lidhur me reformimin e policisë dorëzoi dorëheqjen e tij, duke e justifikuar me faktin se puna i kishte ngrënë shumë nga koha e tij dhe nuk kishte qenë shumë i pranishëm në familjen e tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *