Grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu, Gjykata e Krujës cakton masën “arrest me burg” autorin

Gjykata e Krujës dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarin Sajmir Kuçi, i akuzuar për grabitjen dhe dhunën ndaj Nazmi Çangu në Krujë.

Seanca u zhvillua në orën 9:00 me prokuror Olgert Rumnicin dhe gjyqtare Alma Kolgjokën, kryetare e gjykatës. Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Sajmir Kuçit dhe mori parasysh kërkesën e prokurorit, duke i caktuar Kuçit masën e sigurisë “arrest me burg”.

Dyshohet se Kuçi së bashku me 6 persona të tjerë grabitën biznesmenin Nazmi Çangun në Nikël të Fushëkrujës më datë 24 tetor 2021. Në banesën e Saimir Kuçit, janë gjetur bllokues valësh dhe drogë. Por po ashtu, urdhërndalimi është lëshuar edhe për të afërmin e tij me dy mbiemra, Artan Kurti (Lleshi). Po gjithashtu i njëjti person njohet edhe si Artan Prenga. Të dy këto persona janë të njohur për policinë pasi janë më precedent penal për vjedhje, plagosje dhe trafik droge.

Më 24 tetor pak pas mesnate në Nikël të Fushë Krujës, persona të maskuar janë futur brenda banesës së biznesmenit për të grabitur ku kanë dhunuar edhe Nazmi Çangun dhe terrorizuar familjen e tij. Pas dhunës së ushtruar autorët kanë vjedhur mbi 120 mijë euro para të future në kasafortë dhe më pas janë larguar duke lënë plot prova në vendin e ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *