Biznesmeni gay, Elton Ilirjani ka akuzuar ekstremizmin fetar si shkatërruesi i demokracisë.
Gjithashtu biznesmeni që shpesh provokon me qëndrimet e tij hodhi akuza ndaj pastorëve në Tiranë duke i konsideruar ato si persona të paguar nga lobime që e duan Shqipërinë nga lindja.
Komentet e Ilirjanit vijnë pasi Pastori Akil Pano tregoi historinë e gazetares italiane Nausica della Valle, e cila dëshmonte se ishte lezbike por u kurua dhe tani ka një jetë normale dhe është e martuar.
Ndërkaq, një grup aktivistësh të LGBT-së ishin ditën e djeshme në kishën ku predikon pastori Akil Pano pas debatit që ka pasur me Xheni Karaj mbi familjen heterogjene he mundësinë e krijimit të familjes edhe nga prindër të së njëjtës gjini. Xheni Karaj e pranishme në Kishë shkruan se pas daljes nga saj duke dëgjuar Akilin “mbeti sërish lezbike”
Ajo madje ka postuar foto duke u puthur me të dashurën pikërisht para godinës së Kishës. Ata kanë shkuar të dëgjojnë dhe gazetaren italiane Nausica della Valle, e cila ka qenë lezbike por hoqi dorë nga kjo jetë, pasi njohu Zotin. Postimi i plotë; Erdhëm me mendjen e hapur se mos ndryshonim duke dëgjuar Akilin, por hiç… Mbetem lezbike e gej! Dëgjuam te premten ftesën e Akilit për te frekuentuar Kishën e tij, ndaj erdhëm sot ta dëgjojmë me veshët tona fjalën e Perëndia Erdhëm me mendje dhe zemër te hapur.
Qëndruam dy ore, dëgjuam mesazhet që u ndanë sot. Duke qene se erdhëm me mendje të hapur shpresuam gë perendia të na vajoste me hirin e saj edhe të derdhte mbi ne të gjitha bekimet ge ajo i derdh pa kursim mbi krijesat e veta. I thashë vetes: jepi një shans pastorit, se nuk vlen ta injorosh. Se siç Perëndia i tha profetit Nehemia, “Kur, Zoti do të na thotë diçka mund ti beje edhe gurët të flasin. Pra mund ta injorosh Akilin, por jo Perëndinë!” Thashë, dëgjoje mesazhin që Perëndia do të te japë nga goja e Akilit me mirë se ta dëgjosh nga guri. Mendova se pasi të dëgjoja shërbesën sot, ndoshta do ta doja më pak Livian, ndoshta do e shikoja dashurinë time për te si mëkat. Por, dola nga Kisha e Akilit e mbushur me dashuri! E dua Livian tani më shumë se dje dhe e falënderoj.
/Priza.al/