Një nga personat më të rëndësishëm të grabitjes së Rinasit, Klement Çala është vendosur në izolim për tre muaj. Shkak për këtë është bërë gjetja e një aparati celular në qelinë e tij, që nuk dihet për sa kohë ishte përdorur prej tij.
Klement Çala është i njohur si eksperti i bankave dhe si një nga njerëzit më të afërt të Admir Muratajt me të cilin dyshohet se kanë planifikuar dhe organizuar grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në bankën tek Stacioni i Trenit. Ai ndodhet pas hekurave bashkë me të vëllanë, Eldin, që prej grabitjes në Rinas.
Dy vëllezërit e shumëkërkuar për grabitjen e 4.6 milionë eurovë në Rinas kanë rënë pranga në mars të vitit të shkuar, pasi u arrestuan nga rreth 300 forca policie që u vunë në kërkim të tyre. Ata u arrestuan në Qerret të Kavajës, ku kishin marrë një banesë me qira.
Çala me të vëllain ishte shpallur në kërkim që prej datës 10 prill 2019, ku gjatë largimit, në shkëmbim e sipër me FNSH u vra Admir Murataj, ndërsa po ashtu, në burg janë edhe 7 anëtarë të tjerë bandës.
/Priza.al/