Video/ Dalin pamjet si shqiptari vrau shitësin grek gjatë grabitjes

Mediat greke kanë publikuar pamjet e vrasjes së shitësit grek në Selanik paraditen e së shtunës, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri nga një 27-vjeçar shqiptar dhe një grek.

E gjithë ngjarja është e dokumentuar, pasi është filmuar nga kamera e sigurisë që ndodhej brenda dyqanit.

Sikurse shihet në pamje, 27-vjeçari shqiptar hyri brenda dyqanit i veshur me kapuç, i maskuar, me rroba të zeza dhe në dorë mbante një dyshek. Në këtë moment, shqiptari nxjerr pistoletën që e mbante të fshehur brenda dyshekut.

Ai i kërkon shitësit të dyqanit, të identifikuar si Mario, që të nxjerrë paratë nga kasa. Pasi mori shumën që kërkoi, 27-vjeçari donte para të tjera, që sipas pamjeve, mendohet se shitësit i ka thënë për të nxjerrë pjesën tjetër që i mbante të fshehura në një vend të dytë.

Teksa iu afrua 44-vjeçarit, ky i fundit tentoi të çarmatoste shqiptarin dhe u përpoqe t’i merrte pistoletën. Mes tyre pati përleshje fizike. Në pamje duket qartë momenti kur gjatë konfrontimit fizik, arma shkrepet dhe plumbi kap shitësin e dyqanit. 44-vjeçari mbeti i vdekur në vend.

27-vjeçari shqiptar u identifikua dhe arrestua brenda një kohe të shkurtër nga policia greke pas ngjarjes së rëndë. Ai doli para gjykatës dhe akuzohet për vrasje, grabitje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *