Në intervistën e dhënë për Top Channel, Ambasadorja e SHBA Yuri Kim trajtoi cështjet më të nxehta për politikën dhe drejtësinë në Shqipëri.
Çfarë do të bëjë SHBA me Sali Berishën në përpjekjen e tij për të rimarrë drejtimin e PD? Cili është qendrimi ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha? A janë të kënaqur SHBA me veprimet e SPAK apo drejtësinë e re? Përgjigjjet e ambasadores tregojnë gjithashtu rolin e Shqipërisë në rajon jo vetëm në kuadrin e nismës Ballkani i Hapur deri tek verdikti amerikan mbi të padëshiruarit.
Yuri Kim ambasadore: Ndaj, nëse pyetja tjetër e juaja do të jetë “A do ketë shpallje të tjera?”, të shohim, besoj se do të ketë dhe ne do të vazhdojmë të tregojmë me gisht ata që përfshihen në korrupsion, ta që minojnë demokracinë dhe këtë vend, të cilin e konsiderojmë mik të ngushtë. Nuk do t’ju braktisim. Kemi bërë rrugë tepër të gjatë. Shtetet e Bashkuara kanë investuar së tepërmi dhe Qeveria Amerikane kujdeset aq sa të mos ta lërë mënjanë këtë
/Burimi: TCH/