Video/ ‘Lahu’ menaxheren e lokalit me supë, pasi gjeti një copë plastike brenda

Një grua në Teksas humbi kontrollin kur gjeti një copë plastike të shkrirë në supën që e kishte porositur, duke ia derdhur kështu në fytyrë supën e nxehtë dhe të djegës menaxheres së restorantit meksikan.

Menaxherja Jannell Broland, 24-vjeçe, është “larë” me supën meksikane “menudo”, pasi një kliente në Sol de Jalisco pretendonte se ishte shumë e djegës dhe e nxehtë, ku si pasojë një copë e plastikës ku ishte vendosur supa ishte shkrirë dhe kishte përfunduar në ushqimin që e kishte porositur.

Në videon që tashmë është bërë virale, Broland shihet duke diskutuar me klienten e pakënaqur, e cila në një moment humb durimin duke e hapur dhe treguar se çfarë kishte brenda.

E sikur kjo të mos mjaftonte, ajo ia hedh në fytyrë dhe largohem e nervozuar nga lokali – megjithatë asaj i vihet pas një klient tjetër dhe vetë menaxherja. Videoja e publikuar në TikTok është shikuar mbi 4.9 milionë herë që kur u postua. Tani gruaja që ia hodhi supën në fytyrë po përballet me drejtësinë.

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *