Rama jep lajmin e mirë për ushtarakët: Do të rriten pagat! Ambicia jonë më e madhe është…

Kryeministri Edi Rama ka premtuar tjetër rritje pagash për Forcat e Armatosura, përveç 30% tashmë të shkruar në buxhetin e shtetit. Në prezantimin e buxhetit për FA-të, Rama tha se ndihet i lehtësuar sot për mbajtjen e një premtimi dhe se rritja 30% është me e madhja ndonjëherë.

Pjesë nga fjala e Ramës

Së pari dua t’ju them drejtpërdrejt meqë më jepet kjo mundësi që jam ndier mirë dhe shumë krenar duke dëgjuar fjalë nga më mbresëlënëset prej gjeneralëve që ishin këtu në Shqipëri dhe drejtuan misionin e madh, stërvitjen më të madhe ushtarake të 3 dekadave të fundit “Defender Europe 2021” dhe realisht ju nuk i keni dëgjuar në media sepse nuk kanë qenë fjalë për media, nuk kanë qenë fjalë për të thënë fjalë të bukura në publik, por kanë qenë fjalë të thëna pa asnjë interes, dhe asnjë nevojë tjetër, përveçse nevojës për të shprehur admirimin për të gjithë ju dhe për të gjithë ata të tjerë që janë pjesëtarë të FA-ve.

Duke e ndjekur këtë aktivitet nga afër mëson që t’i çmosh shumë herë më shumë cilësitë dhe meritat tuaja, të të gjithëve që nga ushtari i saporekrutuar deri tek shefi i shtabit të përgjithshëm, të cilit posaçërisht dua t’i shpreh respektin dhe mirënjohjen për punën që bën. Në më shumë se njëherë kam mundur të çmoj lidershipin e tij.

Me këtë rritje pagash ne nuk kemi më ushtrinë më të pak paguar në NATO. Nuk jemi as në krye, se aty nuk besoj se do të arrijë ndonjëherë kush, nuk jemi as në mes, por nuk jemi më të fundit. Ky është hapi i parë. Ambicia është që brenda mandatit të tretë, ne të jemi diku në mes. Besoj që do ta arrijmë. Rritja e pagave që është rritja më e lartë ndonjëherë e pagave për FA-të, është me lartë se paga që u rrit me 25% përpara disa vitesh për policinë e shtetit.

FA-të tona pavarësisht se në numër janë një trupë modeste, pavarësisht se prania e tyre në misione ushtarake jashtë është modeste, ta rrisim me cilësi atë reputacion që sot e ka me të vërtetë të mirë dhe ushtria shqiptarë të bëhet një model se si një vend i vogël ia del të ketë një forcë ushtarake model në çdo pikëpamje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *