Lëkundje të forta janë ndjerë në Japoni ditën e sotme. Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë ka ‘goditur’ vendin .
Është bërë me dije se epiqendra e saj në arkipelagun Ryukyu. Tërmeti ka pasur një thellësi prej vetëm 2 km.
Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare njoftoi se lëkundje të forta janë ndjerë edhe rreth 312 kilometra në jug të Nahas, në ishullin Okinawa.
Nuk raportohet për viktima në njerëz ose dëme materiale.
/Priza.al/