Lëvizje në Komisariatin e Policisë së Sarandës, ndryshojnë disa shefa sektorësh

Janë ndryshuar gjatë javës së fundit disa shefa sektorësh në Komisariatin e Sarandës. Mësohet se Zv/drejtuesi u Komisariatit Sarandë Viktor Gogaj është bërë Shef Komisariati në Himarë.

Zv/drejtuesi i Qarkullimit në Sarandë Haki Koshi është bërë Shefi i Postës së Policisë Livadhja, ndërsa në vend të tij është emëruar Ermal Kodhima.

Lëvizje ka pasur gjithashtu edhe nësektorin e krimeve si dhe në Repartin ‘Shqiponja’, ku Edilion Kolagji është emëruar si komandant i këtij reparti.

Gjatë ditës së sotme në Komisariatin e Sarandës ka qenë edhe Drejtori i Qarkut Vlorë, Gentian Berberi për të zhvilluar analizën e punës me efektivët e këtij Komisariati.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *