Një aksident i rëndë është shënuar në kryqëzimin “21 Dhjetori” në Tiranë. Në aksident janë përfshirë mjeti me drejtues shtetasin Emirjan Doko, 30 vjeç me mjetin me drejtues Luan Cenollari. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë Cenollari, si dhe njëri nga pasagjerët, i identifikuar si Ali Bejo, 69 vjeç.
Emirjan Doko, i cili dyshohet se dhe ka shkaktuar aksidentin, ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Ai raportohet se ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe është futur me semafor të kuq në kryqëzim. Gjatë kontrolleve të mjetit tip “Citroen” që i përkiste Dokës, është gjetur edhe një armë zjarri.
Njoftim i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/