Në një lidhje skype pas shkarkimit, ish-nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbër Braho tha se prej vendimit të djeshëm të kryetares së Bashkisë, nuk ka asnjë komunikim, as me kryeministrin Rama, zyrtarë të Bashkisë apo deputetë të Durrësit.
Ndërsa tha se ka liruar zyrën e tij në bashki prej ditës së djeshme, Braho u shpreh se do ta ndjekë cështjen në rrugë ligjore duke paralajmëruar një padi zyrtare. Sa i takon statusit ndaj ish kryebashkiakut Dako, Braho tha se ishte status personal bërë në telefonin e tij përmes aplikacionit Whatsapp.
Do e përdorni statusin si arsye si provë?
Jo statusi ishte personal, që këta u bënë keq për këtë status kishte akuza..
Nuk kishte
Kemi qënë ne në pushtet PS gjithë kohën. Dy gjëra ka ose këtu s’po paguan njeri për shërbimet, por qyetarët durrsakë paguajnë rregullisht, Ose menaxhimi i këtij qyteti ka lënë shumë për të dëshiruar që janë krijuar ato male me plehra. Do ja nxi jetën në rrjetet sociale, sepse e di problematiken e qytetit …
Pse nuk i denonconi zyrtarisht të gjitha këto që thoni?
Unë kam qenë funksionar në atë bashki dhe jam munduar të jap kontributin tim. Nuk i kam munguar një ditë detyrës time, për denoncimet ka organe plot unë në ndërgjegje jam i pastër. Pse denoncimet e qytetarëve bien në vesh të shurdhër… Unë qytetarëve i jam përgjigjur të gjithëve, të dalë dikush të thotë se ti ke munguar e s’më ke kthyer përgjigje.
Tani që jeni shkarkuar cili do të jetë denoncimi i radhës?
Dako do vijojë të jetë në qendër të vëmendjes për sa kohë nuk do heqë dotë nga drejtimi i bashkisë. Kam një kërkesë të paktën mos më heqë bashkëshorten nga puna, se edhe në luftë nuk i marrin dy vëllezër nga një shtëpi. Mendova që mund të më heqin, e më hoqën ditën tjetër. Këto janë format e presionit.
E mendonit shkarkimin…
Jo, pse?
Për sa kohë ka aq fuqi…
Nëse ky status i dogji dikujt nuk është problemi im. Unë e kisha për një xhuxh te 339, që e gjeti DASH e nuk e gjetën institucionet në shqipëri. Telefoni është i imi, numri është i imi… Kam një kërkesë për kryetaren Sako. Rruga e shtëpisë së oficerave, ka 5 vjet pa ndriçim të lajmërojë pol bashkiake të bëjë rrethimin e bankës se ka nisur të cedojë suvaja dhe është e rrezikshme për qytetarët, për ata që ecin në këmbë si puna ime…
/Burimi: Ballkan Web/