Sherr brenda shkollës, 17-vjeçari godet me thikë shokun

Një 17 vjeçar është paraqitur këtë të enjte në spitalin e Shkodrës i plagosur me thikë.

Ata janë konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës, ku sherri verbal degjeneron në përdorimin e thikave. I plagosuri është Jak Frroku, i cili  është dërguar në spital, ndërsa policia arriti të ndalojë shokun e tij, Emiljan Ndershtiqi

Fatmirësisht i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i  dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi J.F., 17 vjeç. Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar   jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. N., 17 vjeç për motive të dobëta. I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *