Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka qenë në Ankara ditën e sotme ku ka zhvilluar një takim me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.
Ministrja Krifca i ka shprehur mirënjohjen presidentit Erdogan për programin “Frymë për të Ardhmen, Frymë për Botën”, shembull të cilin e kanë ndjekur mbi 30 shtete.
“Ne iu bashkuam kësaj iniciative me ftesë të Ministrit të Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli, duke konfirmuar angazhimin tonë për të bërë modestisht çfarë është e mundur, në këtë përpjekje të përbashkët, në interes të çdo vendi.”- shkruan Krifca.
/Priza.al/