Nesër ndeshja e shumëpritur! Historia tregon një Angli absolute, a do të mposhten “Tre Luanët”

Ditën e nesërme është ndeshja e shumëpritur e kombëtares me Anglinë. Historia ka treguar shpeshherë se sa të ‘pafuqishëm’ kemi qenë në krahasim me ‘Tre luanët’ por mbase kjo gjë mund të ndryshoje nesër.

Historiku i ndeshjeve me Anglinë:

Shqipëria është përballur me Anglinë pesë herë dhe të pesta ndeshjet janë fituar nga kombëtarja e “Tre Luanëve”, duke shënuar 14 gola, ndërsa kuqezinjtë kanë realizuar vetëm 1 herë në vitin 2001 me Altin Rraklin, në humbjen 1-3 në “Qemal Stafa”.

Në këto sfida spikat fitorja e thellë në vitin 1989 në Angli, ku vendasit fituan 5-0, në një ndeshje ku për kuqezinjtë mbahet mend ai gol i rrallë i Demollarit, që me pa të drejtë ia anuloi gjyqtari anësor për pozicion jashtë loje.

Anglia vjen në ndeshjen ndaj Shqipërisë si e pamposhtur në 18 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, duke mos llogaritur penalltinë në finale të Euro 2020 me Italinë. Ecuria më e mirë me 19 ndeshje pa humbje ka ndodhur midis nëntorit 1965 dhe nëntorit 1966, kështu që ndaj kuqezinjve, anglezët mund të barazojnë rekordin dhe mund thyejnë në sfidën e fundit me San Marinon.

Shqipëria ka fituar tri nga katër ndeshjet e saj jashtë kualifikuese për “Katar 2022”. Në 12 pjesëmarrjet e mëparshme kualifikuese për Kupën e Botës, kuqezinjtë kanë fituar vetëm katër ndeshje jashtë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *