Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, shquhet për thjeshtësinë e tij dhe mënyrën e butë të komunikimit, pa u mbajtur shumë si autoritar apo pompoz, një mundësi që ta jep edhe posti.
Por si një korçar i butë, Peleshit duket se i pëlqejnë shumë edhe frutat. Të paktën kështu duket nga kjo foto, ku i ndodhur në mensën e bazës stërvitore të Bunavisë në Vlorë, ku ka drekuar me ushtarët, oficerët dhe rekrutët e rinj, ministri i ka ngulur sytë një tave me banane kur po merrte drekën me vetëshërbim.
Ai ka qenë për një inspektim dy ditë më parë në bazën stërvitore të Bunavisë, ku është njohur nga afër me format e stërvitjes dhe përgatitjes formuese të rekrutëve të rinj të Forcave të Armatosura.
Atje ministri Peleshi, pasi ka ndjekur nga afër një ditë stërvitjeje të rekrutëve të rinj dhe studentëve të vitit të parë dhe të dytë të Akademisë së Forcave të Armatosura, më pas ai edhe ka drekuar mes ushtarëve dhe oficerëve të FA-së.
Pas kësaj vizite e cila ka kaluar mjaft mirë, ministri Peleshi ka hedhur edhe një status mbi këtë aktivitet në rrjetet e tij sociale.
“Ishte një ditë e veçantë e kaluar mes studentëve të vitit të parë dhe të dytë të Akademisë së Forcave të Armatosura, të cilët janë duke ndjekur programin mësimor akademik dhe atë stërvitor në Bunavi.
Modernizimi i Forcave të Armatosura ka parakusht një sistem modern të edukimit dhe përgatitjes së ushtarakëve tanë. Jemi duke punuar për të ngritur kampusin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, të furnizuar me një program mësimor sipas standardeve të Akademisë Ushtarake të West Point, SHBA.
#AFA
#FARSH”.
/Priza.al/