Studimi i botuar në revistën ‘Psycho neuro endocrinology’, ka zbuluar se çiftet e martuara kanë nivele të ulëta të stresit dhe hormonit të kortizolit krahasuar me beqarët apo të divorcuarit.
Rezultatet kanë vërejtur një nivel të lartë stresi dhe gjendjeje psikologjike të rënduar te beqarët dhe një nivel të lartë kortizoli në trupin e tyre.
“Hulumtimi është fokusuar gjithnjë e më shumë në mënyrën se si stresi psikologjik përjetohet nga beqarët kundrejt të martuarëve një diferencë e madhe e cila është mjaft e dukshme edhe në reagimet dhe sjelljet e dy kategorive, por edhe në sistemet fiziologjike që lidhen me shëndetin.”
Për të realizuar këtë studim, mjekët analizuan disa mostra pështymash nga të rriturit e moshës 21 dhe 55 vjeç.
“Është interesante të zbulosh përmes një rruge fiziologjike se si ndikojnë marrëdhëniet në shëndetin e mirë dhe në sëmundjet e njeriut”, tha Brian Chin, student në Kolegjin e Shkencave Sociale, Departamenti i Psikologjisë Sociale.
/Priza.al/