E shokuar dhe me pranga në duar, shqiptarja rrëfehet në polici: Arrestoni nënën time është kriminele

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Greqi ku një shqiptare me emrin Klodiana Cela plagosi rëndë bashkëshortin në sy të vajzës së saj.

Autorja e ngjarjes ka ngritur akuza të forta kundër nënës së saj, pasi ajo ka krijuar iluzione, duke thënë se nëna e saj është anëtare e një organizate kriminale dhe se ato duhet të shkojnë që ta arrestojnë.

Me pranga në duar artistja shqiptare, violinistja Klodiana Cela, shfaqet e shokuar nga akti i rëndë që ka kryer. Mjeku grek, e kishte ndaluar Klodianën që të shikonte vajzën që pas ndërprerjes së marrëdhënies së tyre në vitin 2016.

Ajo ka treguar se kishte ngritur sërish padi kundër babait të fëmijës së saj, dhe nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga autoritetet gjyqësore.

 “Pesë muaj pasi e morën, fëmija u shtrua në spital në gjendje kome, por nuk më lanë ta shihja as atje ” , tha ajo. “Vajza aktualisht jeton me dy 70-vjeçarë në vend që të jetojë me nënën e saj’, shtoi ajo.

Ndërkohë në rrjetet sociale, ajo kishte paralajmëruar qëllimin me armë kundrejt mjekut grek.

“Ora e drejtësisë po afron”, shkruante ajo.

Tashmë hetuesit po punojnë që të zbulojnë se nga kush e ka siguruar armën me të cilën qëlloi mjekun grek, i cili ndodhet në spital në luftë për jetën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *