Fakte tronditëse për vrasjen e Caroline Crouch/ Bashkëshorti e ‘shkëputi’ nga bota duke e lënë në ‘injorancë’ të plotë

Fakte tronditëse janë zbuluar në lidhje me vrasjen brutale të 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj.

Prokurori Georgios Noulis, ka rrëfyer fakte tronditëse për vrasjen brutale,ku i referohet jetës së izoluar të Carolinës, ndërsa përshkruan se si ai e manipulonte dhe kontrollonte të renë, deri në atë pikë sa e lejonte të përdorte vetëm një taksi për transportin e saj, që i përkiste një shoku të tij.

Babis  e largoi Caroline nga aktivitetet shoqërore, marrëdhëniet dhe shoqërinë  e saj që të mund ta manipulonte më lehtë. Ndër të tjera prokurori thekson se banesa e çiftit ishte zgjedhur qëllimisht larg universitetit, ku kishte arritur të pranohej, por Caroline nuk shkoi se ishte e stërmbushur me punët e shtëpisë dhe rritjen e fëmijës. Gjithashtu Babis Anagnostopoulos ishte vazhdimisht i pranishëm në takimet e saj me miqtë.

Në të njëjtën kohë, prokurori thekson se i akuzuari menaxhonte edhe  të ardhurat e saj, duke e lënë “në injorancë të plotë”. Gjithashtu, sipas prokurorit, i cili i referohet dëshmisë së këshilltares së shëndetit mendor, e reja është stepur dhe frikësuar gjatë zënkave të tyre për shkak të diferencës së madhe të moshës.

Ndërsa në momentet e shpërthimit ajo e kërcënonte të akuzuarin se do të largohej nga shtëpia e tyre vetëm ose me vajzën e tyre, Lidian. Prokurori i referohet skemës që ai kishte përgatitur me detaje për ta bërë vrasjen të paramenduar dhe jo një aksident që ndodhi pas zënkës mes tyre. Gjithashtu ai bazohet tek ftohtësia me të cilën kishte vepruar Babis, duke nënkuptuar se ishte një vrasje e menduar më parë. Lidhur me vajzën e tyre të vogël, Lidian, kujdestaria iu besua më në fund prindërve të Caroline.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *