Bardhi bën deklaratën e fortë, tregon telefonatën që bëri 10 min para konferencës: Firmat i kanë mbledhur kriminelët

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka theksuar sot në emisionin ‘Open’ se bandat e Elbasanit janë angazhuar për mbledhjen e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Ai tha se 10 minuta para se të mbante konferencën për mediat foli me dy zyrtarë të Elbasanit që i treguan për rastin. Sipas Bardhit, formularët mbahen në kasafortë dhe nuk bëhen publikë pasi janë mbledhur nga dora e kriminelëve shqiptarë. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje panelistëve që të shkonin dhe ta verifikonin këtë që tha.

“10 minuta para se të mbaja konferencën, kam pasur komunikim me dy zyrtarë të Elbasanit që më kanë treguar për bisedën e kësaj bande në rezidencën e tij. Ky është presioni, prandaj nuk i bëjnë publike të dhënat. E dimë të gjithë se si ka qenë fushata në Elbasan. I kishim përballë përditë. Ju ftoj të shkoni në Elbasan e të takoni njerëz të pavarur, sot zihej gjithë qyteti i Elbasanit me këtë që ka ndodhur me PD-në. Këtë e di gjithë qyteti, ju ftoj që të shkoni të flisni, jua jap unë burimet, por ndoshta nuk më beson dhe i them të shkojë si gazetar. Një bandit pret në rezidencën, mund të ketë persona që kanë firmosur nën trysninë e këtij banditi. Unë nuk mendoj se Berisha e di këtë, por ata e kanë futur aty, tha Bardhi.

Ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim. E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit të ja mbledhin Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela.  Ish deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, ka qenë shef i shtabit të Orlando Rakipit. E ka pasur përballë Flamur Noka në Vorë, nuk e kam pasur unë. Nuk thërret, harrojeni se thërret banda dhe krimi i organizuar Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike, Harrojeni te keni Kuvend të thirrur nga Qifja”, tha Bardhi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *