‘Janë haram’, ky vend po tenton zhdukjen e kartmonedhave përmes udhëheqjes fetare

Tregtimi i kriptomonedhave është konsideruar “haram” – ose i ndaluar – nga një prej autoriteteve më të larta fetare të Indonezisë, duke u bërë thirrje rreth 230 milionë muslimanëve në vendin më të madh islamik në botë ti hedhin këto monedha që bien ndesh me ligjin e Sheriatit.

Këshilli i Ulemasë Indoneziane, i njohur në vend si MUI, lëshoi ​​të enjten deklaratën kundër përdorimir të kriptomonedhave, duke deklaruar se ato shfaqin elementë të pasigurisë, basteve dhe dëmtimeve, e duke i krahasuar edhe me lojërat e fatit.

Megjithëse dekretet e MUI-së nuk janë ligjërisht të detyrueshme, vendimi i saj i fundit mund të jetë ndikues për më shumë se 230 milionë myslimanë të Indonezisë, në një vend ku tregtimi i kriptomonedhave ka shpërthyer gjatë vitit të kaluar.

Numri i indonezianëve të përfshirë në treg thuhet se u rrit nga katër milionë në 6.5 milionë vetëm midis 2020 dhe 2021, ndërsa Ministria e Tregtisë tha se vlera e shkëmbimit të kriptomonedhave kishte arritur në një total prej 370 trilion rupiah (25.96 miliardë dollarë) që nga maji.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *