Këngëtarja dhe aktorja e njohur e Hollyoodit, Paris Hilton i ka dhënë fund beqarisë. Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni luksoze të organizuar në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air.
Në dasmë kanë qenë të ftuar plot yje, përfshirë këtu emrat e njohur të muzikës si Emma Roberts, Ashley Benson dhe Bebe Rexha.
Kjo e fundit i mahniti të gjithë me paraqitjen e saj elegante, e veshur me një fustan të gjatë klasik. Artistja shqiptare me famë botërore është dukur e mrekullueshme në fustanin e kaltër me prerje te pjesa e këmbës, i cili e bënte të dukej tejet elegante dhe shik.
Këngëtarja e hitit ‘Meant to be’ u shoqëruar nga i dashuri i saj, kinematografi Keyan Safyari i cili gjithashtu dukej bukur i veshur me një kostum të zi.
Rexha është fotografuar e buzëqeshur dhe mund të shihej se ishte në humor të mirë në dasmën e shoqes së saj.
/Priza.al/