Paloka: Shikoni firmat! Cic-mice, jemi në krizë. Për fat të keq në PD ka humbur besimi tek…

Akuzat e Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit se ‘Foltorja’ e Berishës nuk ka mbledhur dot as ¼ e firmave që duhen nga delegatët për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD dhe se po luan blofin, i është përgjigjur Edi Paloka, i cili ka ftuar gazetarët duke u hapur kasafortën e tij ku mbahen 4200 firmat e dorëzuara pak ditë më parë nga Berisha.

Kryetari i Këshillit të Kuvendit, Edi Paloka këtë të premte në zyrën e tij ka pritur mediat ku ka treguar nga afër të gjithë formularët e dorëzuar nga mbështetësit e ish kryetarit të PD-së Sali Berisha të cilët kërkojnë mbajtjen e një kuvendi, por mos të bëjnë publike të dhënat personale të delegatëve të cilët kanë firmosur.

Paloka në fjalën e tij ka theksuar se detyra e tij është që të depozitoj formularët që më ka sjellë pala tjetër, sa i përket verifikimit të firmave të delegatëve ajo do të bëhet nga komisioni i mandateve pasi unë nuk i njof të gjithë. Ndërkohë ai theksoi se formularët janë plotësuar dhe firmosur nga delegatët e kuvendit dhe përmbajnë të gjitha të dhënat.

Paloka tha se ai i ka numëruar dhe janë dorëzuar 4200 firma, ndërsa pritet t’i shtohen dhe të tjera që po sillen pjesë-pjesë nga përfaqësuesit  e Berishës. Pse firmat iu dorëzuan atij dhe jo dikujt tjetër, Paloka tha se ka humbur besimi te njëri tjetri në PD dhe se partia është e përçarë në dy palë, ku ai ndodhet në mes për momentin.

I pyetur nga mediat për deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi se nuk ka njoftuar asnjë person deri më tani për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor, Paloka tha:

“Këto janë cic micet që vetëm PD nuk i vlejnë, kur gjërat janë evidente, pra 4200 delegatë kërkojnë të zgjidhet një krizë se ne jemi në krizë duam apo s’duam ta pranojmë. Këtë krizë kërkojmë ta zgjidhim përmes Kuvendit, kjo a duhet lajmëruar data gjys ore para apo mbrapa këto janë gjëra që vetëm PD nuk i vlejnë.

Nuk zgjidhet kjo krizë duke u marrë me procedurat. Është njoftuar data nga ky apo ai, kemi një realitet, jemi në krizë shumica e delegatëve kërkojnë ta zgjidhin përmes Kuvendit”.

Sa i përket debatit të krijuar për mënyrën si do të verifikohe firmat e delegatëve, Paloka tha se deri më tani statuti e përcakton që këtë e bën komisioni i verifikimit të mandateve në Kuvendin Kombëtar.

Edhe ju edhe unë, se nuk i njoh të gjithë delegatët, s’kemi as detyrën as mundësinë të verifikojmë. Këta formularë a janë false apo jo me statut se bën dot askush tjetër. Kuvende të tjera të jashtëzakonshme do bëhen me rregulla më të qarta. Këto verifikohen vetëm në komsionin e verifikimit të mandateve.

Lista e delegatëve përcaktohet në statut qartazi, ata që kanë një funksion. Ditën e kuvendit të vijnë me përfaqësi, se tani duam s’duam jemi dy palë, unë jam në mes për momentin. Për fat të keq në PD ka humbur besimi tek njëri tjetri, e menduam për aktin që ata e shprehën vetë ti depozitojnë firmat këtu. Kushdo funksionar i PD sic erdhët ju mund të vijë secili ti marrë me radhë ti verifikojë”, tha Paloka.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *