“Nuk na janë plotësuar kërkesat”/ Fermerët protestë në Lushnjë, përplasen me policinë

Fermerët e zonën së Myzeqesë kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë në në vendin e quajtur rrethrrotullimi i “Plugut” në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Mësohet se forca të shumta të policisë ndodhen në vendngjarje ndërsa protestuesit u përplasën me këta të fundit duke bllokuar edhe autostradën. Protesta u zhvillua saktësisht te rrethrrotullimi i Plugut.

Kjo protestë e tyre vjen pas ndryshimeve fiskale nga qeveria, që parashikonin heqjen e subvencionit me 6% të TVSH-së. Sakaq, ata nisën disa kërkesa pak ditë më parë në adresë të Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeministrit Rama, ku kërkonin subvencione direkte për prodhimet bujqësore.

Fermerët, të shumtë në numër, kërkojnë nga qeveria plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike, duke filluar nga subvencionimi për njësi prodhimi, lehtësimi e burokracirave, nxitja e eksporteve, si dhe barazimi i shkallës së TVSH-së në shitje me atë në blerje në sektorin e bujqësisë.

Në një prononcim për media ata shprehen të zhgënjyer pasi janë detyruar t’i hedhin në kosh të gjitha kulturat e tyre bujqësore për shkak të mungesës së kërkesës në treg.

“Malli nuk shitet po i hedhim të gjitha në kosh. Nuk marrim as lekët e farave që hedhim. Kemi lënë emigrimin, kemi ardhur të investojmë këtu dhe po mendojmë prapë të ikim. Jemi me kredi, kemi bërë aplikimet për subvencione, emrat kanë dal, po nuk kemi marrë asnjë lekë akoma. Jemi shumë të zhgënjyer”, u shpreh një fermer për Fax.

Një tjetër fermerë u shpreh se nëse shteti nuk e ndihmon, ai do të detyrohet që të braktis serën dhe gjithë investimin e bërë dhe të largohet në emigracion.

“Nëse pikat që ne kemi paraqitur si kërkesa nuk plotësohen, atëherë unë do ta braktis serën. Te puna ime unë punoj 16 orë në ditë dhe nuk del asgjë. Ne jemi baza e shoqërisë, ne jemi motori kryesor i ekonomisë, ne prodhojmë”, u shpreh një tjetër fermer.

“S’na ka ngel gjë tjetër. Do ikim, s’kemi lekë as të presim biletën”, tha një tjetër.

Kërkesat e fermerëve
Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg
Barazim i TVSH-së në shitje dhe blerje
Pezullim i TVSH-së për plehrat kimike
Laboratorë analizash
Garanci pagese të faturave të shitjes nga grumbulluesit

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *