FOTO/ Makina e ‘çuditshme’ që ndihmon avionët të ngrihen në fluturim. Një e tillë ishte edhe në Rinas

Sa herë që shkoni në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, në hyrjen kryesore të tij shikoni një aeroplan të vjetër me ngjyrë të kuqe ‘An-2’ (prodhim rus), përdorur dikur nga ushtria shqiptare, dhe po ashtu një furgon i tipit “UAZ” që shumë njerëz nuk e dinë se përse është përdorur.

Ky furgon i prodhimit rus i markës “UAZ-ASU” (Air Starter Unit) ka ardhur në Rinas shumë vite më parë nga Hungaria dhe tashmë i dalë jashtë përdorimi rreth 7 vite më parë, tani ndodhet i ekspozuar pranë avionit të kuq “An-2”.

Edhe pse shoqëria që administronte aeroportin e Rinasit, pasi e nxori në “pension” nuk e çoi për skrap por vendosi që ta ekspozojë si objekt “të rrallë”, nuk e sqaroi se për çfarë përdorej ajo.

Madje edhe e ekspozuar ashtu keq dhe me mungesën e tubit që rri te zgara përpara, ky furgon është bojatisur me kuadrate të verdhë, dhe në sytë e atyre që nuk i njohin mjetet e aeroportit, të duket si makina “Follow-Me” (më ndiq mua).

Por në fakt, në shumë aeroporte në Europë dhe botë ky tip mjeti “TPK” është i zakonshëm dhe është krijuar për të karikuar motorët e avionëve me energji për ndezjen fillestare.

Këto automjete dallohen nga një parakolp i veçantë me një zgarë që shërben si një paletë për zorrën e valëzuar. Dhe brenda, pothuajse e gjithë hapësira e automjetit zihet nga motori i turbinës së gazit të aviacionit “TA-6A”.

Kompresori i tij merrte ajër përmes dritareve anësore me blinds horizontale dhe më pas ky ajër i nxehtë dhe i kompresuar përmes tubit të gomës që është fleksibël dhe i gjatë të paktën 12 metra, futet nëpërmjet kësaj makine në pjesën anësore të turbinave të avionit.

Ajri im kompresuar që shkarkohet në boshtin e motorit të turbinës së avionit bënë ndezjen e tij fillestare gjatë fillimit të punës pa u nisur ende nga pista avioni.

No photo description available.

May be an image of outdoors

This Van Has a Jet Airplane Engine Installed in It - English Russia

 

UAZ 452 with aircraft engine | Made in Russia

UAZ with the engine of the aircraft? Exactly!

May be an image of outdoors

 

/Foto – Albanian Transport/ Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *