Çfarë po ndodh? Rusia nis tanket drejt Ukrainës, Europa në alarm. Reagojnë urgjent SHBA-të (VIDEO)

Bashkimi Europian ka reaguar i shqetësuar nga rritja e papritur e prezencës ushtarake të Rusisë në kufi me Ukrainën. BE e sheh si kërcënim të madh numrin e lartë të tankeve ruse në kufi me Ukrainën, ndërsa vendi ndodhet në një luftë civile në pjesën lindore të tij që prej vitit 2014 pasi Rusia aneksoi Krimenë.

Ndërkohë sipas AFP, SHBA-të kanë kërkuar shpjegime urgjente nga Rusia për aktivitetin e lartë ushtarak në kufi me Ukrainën.

Gjithçka ndodh pasi Ukraina bleu disa dronë të armatosur nga Turqia dhe me ta sulmoi disa pozicione ushtarake të rebelëve pro-rus në lindje të vendit. Ky veprim shkaktoi reagimin e fortë të Rusisë, të cilët akuzuan Ukrainën për shkelje të armëpushimit, ndërsa Kievi shpjegoi se pro-rusët kishin sulmuar të parët.

Mësohet se burimet e inteligjencës amerikane kanë lajmëruar kolegët e tyre europianë për një operacion të mundshëm ushtarak të Kremlinit në lindje të Ukrainës. Rusia mund të aneksojë territore të Ukrainës në mënyrë të ngjashme me aneksimin e gadishullit të Krimesë, thuhet në paralajmërim.

SHBA nuk ka ofruar informacione të mëtejshme mbi një sulm të mundshëm të shpejtë, por paralajmërimi vjen në një kohë kur pamjet satelitore tregojnë se mijëra trupa ruse janë vendosur në kufi. Pamjet tregojnë se në kufi janë vendosur edhe tanket dhe artileria e rëndë.

Ky lajm vjen në kohën kur tensionet janë të larta mes Bjellorusisë dhe Polonisë për çështjen e emigrantëve. Rusia ka dalë në krah të aleatit bjellorus, duke vendosur trupat e saj sa më afër kufirit me NATO-n.

Diktatori bjellorus, Alexander Lukashenko ka paralajmëruar se mund të shpërthejnë luftime nëse Bashkimi Europian vazhdon me sanksionet. Ai po ashtu ka paralajmëruar se do ndërpresë furnizimin me gaz për Europën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *