Kryeministri Rama ka lajmëruar se qeveria ka siguruar edhe 50 mijë vaksina të tjera AstraZeneca. Kreu i qeverisë bëri me dije se kjo ngarkesë nuk ka lidhje me marrëveshjet e tjera të deritanishme, dhe është bërë jashtë tyre.
Qeveria shqiptare ka si objektiv që deri në fund të qershorit të ketë vaksinuar 500 mijë qytetarë, teksa ka siguruar mbi 1 milion doza vakinash, kryesisht nga Kina.
STATUSI NGA EDI RAMA
LAJM I MIRË
Sapo kemi siguruar 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca jashtë marrëveshjeve të deritanishme?
#ShqipëriaBuzëqesh?