Pasi plagosi me armë zjarri ish-partnerin e saj grek Jorgo Neos, shqiptarja Klodiana Çela ka dalë sot përpara gjykatës. Akuzat që rëndojnë mbi të, janë vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Teksa ishte duke u futur në gjykatë referuar ish-partnerit, ajo tha për mediat se “Ai më rrëmbeu vajzën për pesë vjet dhe e dhunoi dhe prokurori nuk bëri asgjë. Unë kam shpëtuar me jetë fëmijën tim. Nuk doja ti ndodhte askujt asgjë e keqe. Unë mendova për fëmijën tim se nuk e kisha parë për pesë vjet.
Ai i dha drogë dhe e dhunoi. Ai bëri gjithçka për pronën time, bashkë me mjekë të tjerë. Mjekë të famshëm që dalin nëpër kanale dhe flasin për mbrojtjen e qytetarëve. Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën… Unë dua fëmijën tim, asgjë tjetër” tha ajo.
Në momentin që largohet, njëra prej familjareve të shqiptares dëgjohet t’i thotë “të lumtë dora“.
/Priza.al/