Një aksident është shënuar ditën e sotme në Durrës ku një person ka mbetur i lënduar, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në aksin rrugorë Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit. Burime zyrtare bënë me dije se mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin me inicialet S. T., ka përplasur këmbësorin me inicialet E. M., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/