Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka bërë një reagim pas deklaratave që bëri sekretari i përgjithshëm e PD-së Gazment Bardhi.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Paloka tha se anëtarët e PD nuk kanë hallin se kush do të mbajë zyrat apo karriget në selinë e partisë ndërkohë që ata enden rrugëve nën goditjet e një qeverie e kryeministri monstër.
Postimi i Edi Palokës:
Nuk zgjidhet kriza që po kalojmë as duke përsëritur pa fund sllogane pa vlerë e as duke rrotulluar para e mbrapa statutin për t’u fshehur. Po nuk pamë realitetin në sy , po nuk i dhamë zgjidhje problemeve tona, por vazhdojmë të fshihemi pas pikave e presjeve të statutit apo procedurave të sajuara, kjo do të thotë të tallesh me vullnetin, shpresën dhe dinjitetin e demokratëve.
Anëtarët e PD nuk kanë hallin se kush do të mbajë zyrat apo karriget në selinë e partisë ndërkohë që ata enden rrugëve nën goditjet e një qeverie e kryeministri monstër! Demokratët presin që drejtuesit e tyre t’i udhëheqin drejt rikthimit të PD në pushtet pasi të kemi rrëzuar këtë regjim antishqiptar e kjo nuk bëhet duke u fshehur.
Vota është në themel të demokracisë! Vota tregon dhe kush është shumicë apo pakicë e pakicës . Vota është dhe zgjidhja për situaten e krizës që po kalojmë. Gjithshka tjetër, “po” është tallje me demokratët!
/Priza.al/