Banorët e këtyre zonave po bien pre e vjedhjeve çdo natë. Ata shprehen se pjesën më të madhe të natës e kalojnë zgjuar me frikën se hajdutët do tu hynë në shtëpi dhe se çdo ditë e më tepër ata ndihen të pa mbrojtur.
Gjithashtu ata thonë se edhe gjatë ditës detyrohen të kyçin portat. Të gjendur para kësaj situate banorët si duket shpresën e vetme e kanë tek media duke denoncuar rastet e tyre.
“Ka bërë vaki edhe për të ardhur ditën. Ja kanë nisur që të vjedhin pula dhe nuk kanë nxjerrë asnjë gjë,”-thanë banorët.
Ata kërkojnë nga policia e Lezhës shtimin e kontrolleve në këto zona që fenomeni i vjedhjes dhe të marrë fund sa më shpejt për ta.
/Burimi: Top Channel/