Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Angli-Shqipëri/ Lëvizjet e fundit të Rejës para sfidës së ‘jetës’

Ndeshja Angli-Shqipëri në “Wembly” do të përcaktojë nëse kuqezinjtë do të ruajnë deri në sfidën e fundit ëndrrën për një vend në play-off, apo nëse që nga sfida me Andorrën duhet të nisin përgatitjet për kualifikimin në Europian.

Trajneri Reja nuk ka ngurruar që të bëjë lëvizje të rëndësishme në grupin e kuqezinjve.

Kështu, nga minuta e parë shfaqet në fushën e lojës Thomas Strakosha e jo Etrit Berisha në portë.  Veseli është ai që zëvendëson Gjimshitin e dëmtuar në prapavijë, ndërsa Bajrami kthehet përsëri mes titullarëve, për të luajtur pas krahëve të dyshes Uzuni-Cikalleshi.

Formacionet

FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Hysaj, Trashi, Bare, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi.

Anglia: Pikford, Uoker, Çilluell, Xhejms, Stouns, Meguajër, Filips, Henderson, Foden, Sterling, Kejn.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *