E pazakontë në pallatin presidencial Francez! Dyshohet për një abuzim seksual, hapen hetimet për përdhunimin e një ushtareje

Një ngjarje e pazakontë dyshohet se ka ndodhur në pallatin presidencial ne Paris ku prokurorët francezë kanë hapur një hetim për një rast përdhunimi.

Dyshimet rëndojnë mbi një ushtare e cila besohet se është abuzuar seksualisht në muajin korrik gjatë një pritjeje në pallatin Élysée. Akuzat mbi këtë ngjarje bien mbi një kolegun e saj ushtar, i cili është thirrur për të dëshmuar për këtë rast, por ende nuk ka një akuzë zyrtare.

Një zyrtar presidencial ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP ka deklaruar se sapo autoritetet janë njohur me këto pretendime kanë nisur hetimet mbi ngjarjen.

Në vitet e fundit, numri i abuzimeve seksuale është rritur në Francë, ku Presidenti francez, Emmanuel Macron është zotuar për të luftuar problemin e dhunës kundër grave dhe qeveria e tij ka prezantuar një ligj të ri në përgjigje të skandaleve, në mars të këtij viti.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *