Ditën e sotme në kryeqytet janë ekspozuar për herë të parë veprat origjinale të 3200 artistëve nga e gjithë bota, pjesë e koleksionit “Imagi Maundi”.
Kjo ceremoni e prezantimit të veprave të artit “Parallel 42 – A Circle of Humanity” në COD, është zhvilluar në kryeministri
I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili falënderoi artistët për pjesëmarrjen, ndërsa u shpreh se si çdo hapësirë tjetër pandemia ishte sfiduese edhe për artin duke shtuar se tashmë është koha që të rimarrë vëmendjen që i takon.
“Nuk dua të marr shumë kohë por thjesht dua të falënderoj ata që e bënë të mundur këtë ekspozitë. Të gjitha këto vepra vijnë nga të gjithë cepat e botës dhe është dashur një këmbëngulje e madhe për ti sjellë të gjithë bashkë në këtë rreth. Kjo ekspozitë duhet të marrë jetë si një varg pëshpërimash. I ftoj edhe të tjerë që ta vizitojnë këtë ekspozitë. Si për shumë hapësira të tjera pandemia ka qenë shumë sfiduese dhe ky është një moment i rëndësishëm edhe për COD i cili tani sëfundmi ka filluar të marrë frymë lirisht.”, tha Rama.
/Priza.al/