Aksident i rëndë në Tepelenë-Gjirokastër, plagosen 4 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Tepelenë- Gjirokastër.

Një makinë që ishte duke ardhur nga Saranda në drejtim të Tiranës është përplasur me një tjetër automjet që po vinte në drejtim të kundërt. Për pasojë, të lënduar kanë mbetur katër persona, prej të cilëve njëri është në gjendje të rëndë.

Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *