Dy adoleshentë janë plagosur sot në zonën e Kinostudios, në kryeqytet. Bëhet me dije se sherri ka nisur për një biçikletë.
Shtetasit e plagosur janë të moshave 12 dhe 14 vjeç. Ata janë dërguar në spital, ndërsa një tjetër adoleshent mësohet se është në kërkim si autor i ngjarjes.
“Me datë 31.03.2021, rreth orës 17:40, në Kinostudio, si pasojë e konflikti të çastit, mes katër shtetas të mitur 13 vjecarë, janë lënduar, dyshohet me mjete rrethanore e të mprehta 2 shtetas të moshës 13 vjeçare, të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.” – njofton policia.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.