Furnizonin Europën me drogë, shqiptarëve iu ikin nga ‘duart’ edhe 86 kilogramë të tjera

Grupi i trafikantëve shqiptarë që transportonin kokainë nga Amerika e Jugut përmes Holandës drejt Italisë e Europës u janë sekuestruar sot dhe 86 kg të tjera drogë.

Sasia e drogës u zbulua brenda një vile fshati në provincën e Reggio Emilia. Fillimisht efektivët hynë në dhomën e gjumit gjetën disa doza hashash dhe një blender me gjurmë të shumta kokaine.

Gjatë operacioneve, ushtarakët më pas vunë re një derë të mbyllur. Të arrestuarit fillimisht mohuan se i kishin çelësat, por në fakt efektivët i kishin brenda dollapit. Me të hyrë në dhomë, vëmendja e hetuesve u tërhoq nga era tipike e mprehtë e hashashit të ruajtur brenda dhomës. Më pas, droga tjetër u gjet e fshehur nën mobilje të vjetra dhe të shkatërruara.

Operacioni i koduar “Maffi” ka çuar në arrestimin e 10 personave, 6 prej të cilëve shqiptarë e në sekuestrimin e 6 banesave në pronësi të trafikantëve të arrestuar, të 5 sipërfaqeve tokësore, 22 llogari bankare me vlerë 850 mijë euro, 4 pistoleta, 5 automjete, dy prej të cilave përdoreshin për trafikimin e kokainës.

/Burimi: bologna2000/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *