Merr fund ëndrra kuqezi për në Katar. Shqipëri u mund në Wembley me 5 gola. Edy Reja ka bërë disa zgjedhje të çuditshme, ndonëse që në fillim dy lojtarë u dëmtuan duke dalë nga loja.
Goli i parë do të vinte në minutën e 9′ me anë të Maguire. Mbrojtësi i Manchester United u harrua dhe me lehtësi shënoi golin e avantazhit.
Në minutën e 18′ Harry Kane shënoi të dytin, ndërsa 10 minuta më vonë Henderson trefishoi shifrat. Kane shënoi edhe 2 gola të tjerë para mbarimit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Anglia e uli ritmin ndërsa Southgate kreu shumë zëvendësime pasi çdo gjë duke e përfunduar. Merr kështu fund aventura e Shqipërisë për vendin e dytë, ndërsa objektivi i vetëm është që kuqezinjtë të fitojnë ndaj Andorrës për të blinduar vendin e tretë.
/Priza.al/